Fakt:
Sipas vlerësimit që HERA bëri në shkollat e
mes, EGJS ka rezultate pozitive:
njohuritë e nxënësve të shkollave të
mesme janë rritur dhe pikëpamjet e
tyre mbi temat janë bërë më pozitive.
Në vitin 2020 ne bëmë një vlerësim tjetër dhe konfirmoi se EGJS funksionon!
Fakt:
Në internet mund të gjenden të gjitha llojet e informacionit, kështu që nuk mund të thuhet
se është një burim relevant. Nëse për shkak të qasjes në informacioneve në Internet nuk duhet të kemi EGJS në shkolla, atëherë nuk duhet të kemi edhe lëndë të tjera.
Por nuk është kështu, apo jo?
Fakt:
63% e nxënësve thanë se kishin mësuar nga lënda e biologjisë për tu mbrojtur nga HIV
por vetëm 21% e tyre thanë se kishin mësuar
të përdorin prezervativ. Prezervativët janë
mbrojtja më e qasshme kundër HIV-it sot, prandaj është e kotë t’u mësojmë të rinjve
për HIV-in dhe ITS-të e tjera nëse nuk
mësojmë se si të mbrohemi nga ato.
Çfarë përfitimi kemi nëse dimë çka është prezervativi, nëse nuk dimë se si përdoret? Sipërfaqësore, apo jo? Për të mos përmendur që seksualiteti është shumë më tepër sesa thjesht përdorimi i një prezervativi.
Fakt:
EGJS i mëson të rinjtë për shëndetin dhe seksualitetin, dhe kjo është shumë më tepër sesa “seksi”. EGJS i mëson të rinjtë për trupin dhe mënyrën se si funksionon dhe si të kenë marrëdhënie të shëndetshme – miqësore dhe romantike. EGJS gjithashtu mëson për sigurinë, respektin, mirësinë, vetë-shprehjen, dashurinë, vlerat, të drejtat që secili prej nesh ka për trupin tonë. EGJS ndihmon të rinjtë të përmirësojnë aftësitë e tyre të komunikimit, vendimmarrjen, vendosjen dhe respektimin e kufijve, të jenë empatik dhe etik, të dinë se si të merren me refuzimin, si të kujdesen për trupin e tyre dhe shëndetin e tyre.
Në kundërshtim me atë që besohet, EGJS ndihmon të rinjtë të vonojnë hyrjen në marrëdhëniet seksuale pikërisht për informim më të mirë. EGJS gjithashtu i çliron të rinjtë nga presioni i mjedisit dhe bashkëmoshatarëve të tyre për të hyrë në marrëdhënie seksuale para kohe.
Fakt:
Jo. Orientimi seksual është i lindur – nuk mësohet, dhe as nuk zgjedhet. Nga ana
tjetër, dhuna për shkak të orientimit seksual
mësohet – dhe patjetër duhet ndaluar!
Pavarësisht nëse ndodh në korridoret e
shkollës ose online pas mësimit.
Fakt:
Statusi martesor dhe familjar nuk janë një tregues i shkrim -leximit seksual. Kështu,
jo të gjithë fëmijët ndjehen të lirë të pyesin
prindërit e tyre gjithçka që u intereson, kështu që ata i kërkojnë përgjigjet në shoqëri dhe në Internet. Dhe ata i gjejnë ato – vetëm se ato shpesh janë të pasakta.
E njëjta gjë vlen edhe për prindërit – jo të gjithë ndihen rehat për të folur për të gjitha temat me fëmijët e tyre, sepse ata mund të mos kenë të gjitha përgjigjet – për arsyen e thjeshtë
që ata u rritën pa EGJS.
Fakt:
Edukimi seksual nuk ka për qëllim të ndryshojë besimet fetare të fëmijëve, por t’i ndihmojë ata të rriten në njerëz të përgjegjshëm, empatikë dhe të mirë. Prindërit e të gjitha besimeve dhe feve dëshirojnë vetëm shëndet dhe mirëqenie për fëmijët e tyre. Dhe kjo është saktësisht ajo që mund të arrihet nëse të rinjtë kanë qasje në informacion të saktë në lidhje me trupin e tyre dhe mënyrën e funksionimit dhe si të
kujdesen për shëndetin e tyre, si të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme dhe si të vendosin qartë kufijtë personalë.
EGJS promovon respekt, pranim, barazi dhe empati – vlera që nuk duhet të jenë larg
edhe besimtarëve më të mëdhenj.
Përndryshe, në disa vende me fe kryesisht katolike, institucionet fetare gjithnjë e më shumë mbështesin një formë të edukimit seksual në shkolla. Kjo është bërë veçanërisht e mprehtë për shkak të trendit në rritje të dhunës seksuale dhe abuzimit të fëmijëve në të
gjithë botën dhe nevojës për t’i mbrojtur.
Fakt:
Prindërit janë mjeti më i rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve gjatë pubertetit.
Kjo është arsyeja pse edukimi seksual nuk synon të zëvendësojë edukimin shtëpiak
ose të privojë prindërit nga e drejta për
të edukuar fëmijët e tyre.
Përkundrazi, EGJSH do të ishte një dorë e zgjatur e prindërve në edukim. Pse? Sepse për shkak se përvojat tregojnë se jo të gjithë fëmijët ndjehen të lirë të pyesin prindërit e tyre gjithçka që u intereson, kështu që ata kërkojnë përgjigje në shoqëri dhe në Internet. Dhe ata i gjejnë
ato – vetëm se ato shpesh janë të pasakta.
E njëjta gjë vlen edhe për prindërit – jo të gjithë ndihen rehat duke folur për të gjitha temat me fëmijët e tyre, shpesh sepse ata mund të mos kenë të gjitha përgjigjet – për arsyen e
thjeshtë që ata u rritën pa EGJS.
Fakt:
Edukimi seksual duhet të fillojë në shtëpi që në moshë të re. Edukimi seksual fillon sa herë që prindërit respektojnë kufijtë e fëmijëve të tyre kur thonë se nuk duan të përqafojnë ose gudulisin ose kur u bëhen pyetje se çfarë
është familja ose kur mësohen se ngjyra
rozë nuk është vetëm për vajzat.
Kur fëmijët mësojnë për shëndetin dhe mirëqenien seksuale në një mënyrë të përshtatshme për moshën e tyre, ata në fakt mësojnë për pëlqimin, si të ndihen mirë në trupin e tyre, çfarë do të thotë të jesh një mik i mirë, si të thonë “jo” kur diçka nuk shkon, mësojnë për trupin dhe shëndetin e tyre.
Për të qenë cilësor dhe efektiv, edukimi seksual duhet të marrë parasysh fazat e zhvillimit të fëmijëve, pra duhet të përshtatet për çdo moshë. Ashtu si EGJS në vendin tonë
është përshtatur në mënyrë adekuate
për fëmijët e moshës 13 deri në 15 vjeç.
Fakt:
Edukimi seksual është po aq i rëndësishëm
sa çdo lëndë tjetër shkollore – nëse jo
edhe më shumë!
Mund të mos ketë teste të standardizuara për
të parë nëse të gjithë nxënësit kanë mësuar gjithçka që duhet të dinë për kontracepsionin ose pëlqimin, por është e pamohueshme që përmes EGJS të rinjtë të fitojnë njohuri që do
t’i ndihmojnë ata të jetojnë shëndetshëm dhe
të kenë raporte dhe lidhje shëndetshme!
Të rinjtë mësojnë të marrin vendime të informuara, të kujdesen për trupin e tyre dhe
të respektojnë veten dhe të tjerët. Në nivelin shoqëror, EGJS ndihmon në përballimin e
rritjes së shkallës së infeksioneve seksualisht
të transmetueshme, diskriminimit
dhe dhunës në familje dhe
nga bashkëmoshatarët.
Fakt:
Ka shumë paragjykime midis të rinjve për efektet negative të pilulave. Arsyeja kryesore: informacion i pamjaftueshëm ose qasje në informacion për lloje të vjetruara të pilulave.
Përveç parandalimit efektiv të shtatzënive të paplanifikuara, pilulat kanë një numër efektesh të tjera pozitive: ato lehtësojnë problemet e akneve, lehtësojnë simptomat e sindromës paramenstruale (PMS), menstruacionet bëhen të rregullta, më të shkurtra dhe më pak të dhimbshme, parandalojnë ovulimin (ruajnë qelizat vezët), mbrojnë kundër kancerit endometrial dhe vezore, llojeve të caktuara
të kancerit të mitrës, si dhe inflamacionit që
mund të ndodhë në vende të ndryshme në
sistemin riprodhues të femrës, dhe zvogëlojnë
rrezikun e cistave funksionale të vezoreve.
Në çdo rast, para përdorimit, konsultimi
dhe ekzaminimi nga një gjinekolog
është i detyrueshëm.
Fakt:
Njerëzit me aftësi të kufizuara, si të gjithë njerëzit e tjerë, kanë aftësi, interesa, përvoja
dhe aspirata të tyre unike. Ata kanë të njëjtat të drejta ligjore si të gjithë të tjerët për të jetuar së bashku, për t’u martuar ose për të hyrë në një partneritet civil. Si të gjithë të tjerët, ata mund ose nuk kanë nevojë për marrëdhënie seksuale. Njerëzit me aftësi të kufizuara kanë orientime të ndryshme seksuale dhe identitete gjinore, ashtu si të gjithë të tjerët. Aseksualiteti mund
të jetë një fenomen, por nuk është rregull.
Fakt:
Aborti lejohet në Maqedoni.
Me Ligjin e ri për ndërprerjen e shtatëzanisë,
i cili hyri në fuqi në vitin 2018, vajzat dhe gratë
në vendin tonë mund të vendosin lirshëm dhe
në mënyrë të pavarur nëse dhe kur do të kenë
fëmijë, kanë të drejtë të marrin këshilla
të ekspertëve vetëm nëse e kërkojnë atë
dhe nuk detyrohen për të pritur 3 ditë
për të marrë shërbimin shëndetësor.
Plus, futet e drejta për një abort medikamentoz.
Fakt:
Meshkujt nuk duan të kenë seks gjatë gjithë kohës. Në fakt, si femrat ashtu edhe meshkujt ndryshojnë dëshirën e tyre seksuale.
Çdo marrëdhënie seksuale nuk duhet të përfundojë me një orgazëm, as nuk duhet
të ketë marrëdhënie seksuale për
të pasur një orgazëm.
Fakt:
Dëshira seksuale nuk është e njëjtë me përgjigjen fizike. Mund të keni ereksion
pa dëshirë seksuale, dhe anasjelltas,
mund të keni dëshirë për seks, por
nuk mund të arrini ereksion.
Fakt:
Që një marrëdhënie të jetë cilësore, nevojiten disa faktorë, ndër të cilët më të rëndësishmit janë komunikimi, respekti reciprok dhe përmbushja e dëshirave seksuale
të partnerëve.
Fakt:
Në asnjë rast, kurrë, veshjet apo sjellja e
vajzës nuk është ftesë/provokim
për përdhunim!
Viktima e dhunës nuk është kurrë fajtore
për dhunën që ka përjetuar. Një numër i
madh i të dhënave të marra nga qendrat
për ndihmë të viktimave konfirmojnë se mënyra e veshjes dhe pamja e viktimës
nuk janë vendimtare për përdhunuesin.
Viktimat mund të vishen në mënyrë
modeste dhe të bëhen përsëri viktima.
Fakt:
Statistikat kërkimore, qendrat për ndihmë
të viktimave dhe raportet e policisë tregojnë
se praktikisht çdokush mund të sulmohet seksualisht, pavarësisht nga mosha,
klasa, përkatësia etnike, raca ose
niveli i arsimimit.
Vajzat nuk janë të vetmet që mund të dhunohen, por është e vërtetë se ato
janë në rrezikun më të lartë, që është
pasojë vetëm e pabarazisë gjinore.
Fakt:
Ngacmimi seksual përfshin gjithashtu edhe mesazhe të padëshiruara me ngjyrime seksuale, gjeste seksuale, fotografi ose
shfaqje të fotografive të trupit me konotacion
seksual pa pëlqim, thashethemet dhe përhapjen e thashethemeve me ngjyrime seksuale, kërcënime, komente fyese me përmbajtje seksuale…
Fakt:
Në mesin e përdhunuesve ka njerëz të të gjitha profesioneve, ekstrovertë dhe introvertë, të pasur dhe të varfër, të martuar dhe me fëmijë.
Kërkimet tregojnë se vetëm një përqindje e parëndësishme e kryerësve të kësaj vepre të dhunshme kanë çrregullime mendore ose probleme emocionale. Të gjithë ata kanë të përbashkët mënyrën se si shprehin nevojën
për dominim dhe zemërim – duke i shkaktuar viktimave dhimbje emocionale dhe fizike. Nevoja për pushtet, nevoja për kontroll dhe zemërim janë motivet kryesore për përdhunimin, dhe seksualiteti është
vetëm mënyra se si ata shprehen.
Fakt:
Kërkimet tregojnë se në 90% të rasteve,
abuzimi ndodh në mjedisin e afërt dhe
kryhet nga persona të njohur për fëmijën.
Kur abuzimi është në familje, rreziku për
ta është më i madh – sepse është më e
vështirë për ta të marrin mbështetje
dhe ndihmë nga jashtë.
Fakt:
Shkollat janë të obliguara me ligj dhe
duhet të kenë njohuri për procedurat
ligjore për mbrojtjen e fëmijëve.
Shkollat janë ligjërisht dhe moralisht të përgjegjshme për raportimin e shkeljeve
të të drejtave të fëmijëve, rasteve
të abuzimit ose neglizhimit.
Fakt:
Gjithkush ka të drejtë të japë pëlqimin për
të bërë seks, por edhe për të ndryshuar
mendjen gjatë aktivitetit seksual ose në një
lidhje të mëvonshme kur nuk është gati
ose thjesht nuk dëshiron të ketë seks.
Nëse pranoni të keni seks sot, nuk do të
thotë se do të dëshironi të keni seks
nesër dhe kjo duhet të respektohet.
Fakt:
Ky është një paragjykim i zakonshëm edhe
në mesin e njerëzve që nuk janë homofobikë.
Jo çdo homoseksual duhet të “feminizohet”,
jo çdo lezbike duhet të jetë “mashkullore”
dhe anasjelltas.
Vlerësimi i orientimit seksual të dikujt tjetër bazuar në pamjen e jashtme mund të shkaktojë një numër keqkuptimesh. Kjo është gjithashtu shenja e parë që ekziston mundësia që një “ekspert” i tillë për “njohjen” e njerëzve me orientim homoseksual të jetë i painformuar
ose të ketë paragjykime ndaj personave LGBT.
Fakt:
Emocionet nuk kanë gjini.
Është njerëzore të ndihesh i trishtuar,
i lumtur, i zemëruar, i dashuruar, i zemëruar,
pavarësisht nga gjinia. Emocionet mund
të varen nga shumë faktorë si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. E qara nuk na bën më pak burrë, ashtu si PMS nuk është gjithmonë një arsye që femrat të shqetësohen.
Shprehja e emocioneve është e shëndetshme dhe shtypja e tyre mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tonë pa marrë parasysh
se cilës gjini i përkasim.
Fakt:
Injorimi dhe miratimi i veprimeve të këqija
të djemve dhe heshtja apo turpërimi i
veprimeve të vajzave që në moshë të re,
janë themelet mbi të cilat bazohet
një shoqëri e pabarabartë gjinore.
Të dyja procedurat janë të dëmshme si
për djemtë ashtu edhe për vajzat.
Fakt:
Shtatzënia ndodh kur një spermatozoid fekondon një qelizë-vezë. Vetëm një vezë prodhohet në trupin e femrës në muaj, por sperma e mashkullit përmban rreth 200
milionë spermatozoidë. Dhe mjafton
vetëm një për të fekonduar vezën.
Kjo mund të ndodhë pavarësisht nëse mar-
rëdhënia juaj e parë seksuale, nëse ndodh
gjatë menstruacioneve, nëse shmangni pozicione të caktuara seksuale ose bëni dush pas marrëdhënies. Mënyra më efektive për të parandaluar shtatzëninë e paplanifikuar është përdorimi i barrierave kontraceptive (prezervativit) dhe kontracepsionit oral.
Fakt:
Masturbimi është i sigurt dhe i shëndetshëm për sa kohë që i përshtatet personit që masturbon. Masturbimi është shumë i zakonshëm dhe krejtësisht normal. Disa njerëz masturbojnë, disa jo.
Ashtu si me marrëdhëniet seksuale, ekziston një vend dhe kohë e përshtatshme për masturbim – për shembull, në dhomën tuaj me derën e mbyllur ose kudo që është mjaft intime ose ku ndiheni të sigurt.
Fakt:
Infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST) transmetohen përmes lëngjeve të trupit (ato që dalin nga vagina dhe anusi, lëngu para ejakulacionit, sperma dhe
gjaku), dhe nganjëherë përmes
kontaktit të lëkurës (p.sh. herpesi).
Mënyra më efektive për të parandaluar transmetimin e IST -ve është të testoheni rregullisht (veçanërisht para se të bëni seks me një partner të ri) dhe të përdorni rregullisht mbrojtje (prezervativ).
Fakt:
Ka prezervativë në ngjyra, forma dhe madhësi të ndryshme. Është e rëndësishme që të ndiheni komod gjatë marrëdhënieve seksuale, kështu që mund t’ju duhet të provoni më shumë brende derisa të gjeni atë që ju përshtatet më së miri. Me përjashtim të abstinencës, prezervativët janë ende mënyra më efektive për tu mbrojtur nga infeksionet seksualisht të trans-
metueshme dhe shtatzënitë e paplanifikuara.
Në thelb, le të jemi të sinqertë:
sa më i ulët rreziku, aq më i
madh është kënaqësia!
Fakt:
Pornografia është një biznes që ekziston për profit. Tregon versione të ndryshme të fantazisë së dikujt me personazhe të trilluar. Dhe kjo nuk ka të bëjë me përvojat e njerëzve në jetën reale. Në realitet, marrëdhëniet seksuale nënkuptojnë intimitet,
respekt reciprok dhe pëlqim të qartë – diçka që nuk ekziston në pornografi.