Edukimi gjithëpërfshirës seksual na mëson për shëndetin!
Dhe i mëson të rinjtë se çdo pyetje meriton
një përgjigje – sigurisht të saktë!

Duke pilotuar edukimin seksual në vendin tonë,
të rinjtë e moshës 13 deri në 15 vjeç më në fund do të
marrin njëpërgjigje për temat dhe pyetjet e mëposhtme:
  • Cilat janë dallimet midis
    djemve dhe vajzave?
  • A duhet të kenë femrat të
    njëjtat të drejta si meshkujt?
  • Pse femrat vlerësohen më
    pak se meshkujt?
  • Çka nënkuptojmë me
    orientimet seksuale?
  • Pse homoseksualiteti nuk është i pranueshëm nga shoqëria?
  • Çfarë duhet të di për HIV dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme?
  • Si mund të mbrohem nga infeksionet seksualisht të transmetueshme?
  • Si përdoret prezervativi për të më mbrojtur nga infeksionet dhe shtatzënitë e padëshiruara?
  • Pse diskriminohen njerëzit që
    jetojnë me infeksionin HIV?
  • Pse janë të rëndësishme miqësitë gjatë kohës së adoleshencës dhe si t’i ndërtojmë ato siç duhet?
  • Çfarë është e rëndësishme të dini dhe si të silleni në mënyrë që të
    keni një marrëdhënie cilësore
    romantike dhe intime?
  • Cilat janë përgjegjësitë e marrëdhënieve afatgjata
    dhe jetës martesore?
  • Si të kapërcejmë problemet që
    lindin gjatë marrëdhënieve
    afatgjata dhe në martesë?
  • Çfarë ndryshimesh ndodhin në pubertet dhe pse është e rëndësishme kjo?
  • Si mund të them JO nëse nuk dua
    të kem marrëdhënie seksuale?
  • Pse pamja fizike nuk duhet të
    jetë gjëja më e rëndësishme
    në jetën time?
  • Çfarë i bën njerëzit të jenë
    më pak ose më shumë të
    vlefshëm në një shoqëri?
  • Çfarë është seksizmi dhe pse gratë trajtohen më shpesh si seksualisht më tërheqëse në revista dhe reklama sesa burrat?
  • Çfarë është seksualiteti dhe si e shprehin njerëzit seksualitetin?
  • Si të ndihem i kënaqur në marrëdhëniet intime dhe
    në partneritet dhe si
    manifestohet kënaqësia?
  • A lidhet kënaqësia seksuale vetëm me marrëdhëniet seksuale?
  • Pse është e rëndësishme
    të respektohen mënyrat e
    ndryshme në të cilat njerëzit
    shprehin seksualitetin?
    Çfarë është normale dhe çfarë jo?
  • Pse masturbimi është një sjellje normale për njerëzit?
  • Si ta njohim dhunën dhe
    kujt t’i drejtohemi?
  • Cila është sjellja e pranueshme
    dhe çfarë jo në një lidhje?
  • Çfarë do të thotë të jepet pajtueshmëri për të patur marrëdhënie seksuale me ndonjërin/ndonjërën?
  • Si mund të mbrohemi nga dhuna
    në internet dhe dhuna seksuale?
  • Ku mund të kërkoj ndihmë për
    të mbrojtur shëndetin seksual
    dhe riprodhues?
  • Cilat janë të drejtat e njerëzve në lidhje me seksualitetin e tyre dhe
    si mund të njoh shkeljen e
    këtyre të drejtave?
  • Çfarë është homofobia dhe pse malltretimi homofobik është i papranueshëm?
  • Cilat vlera në jetë kontribuojnë
    në barazinë më të madhe midis njerëzve, pranimin e diversitetit dhe tolerancës në lidhje me shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese?