Paraqituni për trajnim për EGJS
Nuk të pritet që EGJS të bëhet një lëndë opsionale në të gjitha shkollat? Mos prisni – aplikoni për trajnim për EGJS!
Ndiqni HERA në Facebook ose Instagram që të mos e humbni thirrjen e rradhës ose na shkruani në seksualnoobrazovanie@hera.org.mk.
Edukimet joformale për edukim seksual mund të jenë edukimet shkollore ose të fundjavës. Ato shkollaore zhvillohen në vetë shkollën, me kërkesë të shkollës, dhe zgjasin 21 ditë.
Nëse dëshiron të jesh pjesë e vikend-edukimit, na shkruaj dhe ejani me iniciativën tuaj nëse jeni mbi 18 vjeç ose me pëlqimin e një prindi/kujdestari nëse nuk jeni ende 18 vjeç. Ne mbajmë edukime të fundjavës në zonat urbane dhe rurale në të gjithë vendin, në gjuhën maqedonase dhe shqipe!
Plus, sapo të kaloni trajnimin për EGJS, mund të bëheni pjesë e grupit rinor Rinia HERA i cili ka mbi 75 vullnetarë dhe edukatorë bashkë-moshatarë! Dhe nëse dëshironi, mund t’i bashkoheni edhe sot, thjesht plotësoni formularin e aplikimit.
„Bëhuni pjesë e Rinia HERA. Bëhuni zëri i të rinjve, ndërgjegjësoni të rinjtë, edukoni të tjerët për
shëndetin riprodhues dhe seksual. Edhe ju mund të jeni pjesë e ndryshimit. Përmes Rinia HERA,
zëri juaj do të dëgjohet – në emër të të drejtave dhe shëndetit, në emër të rinisë.”
– Besart Arifi, edukator dhe vullnetar
„Pse Rinia HERA? Sepse Rinia HERA janë grupi më i mirë i të rinjve në Maqedoninë e Veriut, dhe ndoshta më gjerë.
Sepse do të mësoni shumë gjëra të reja dhe interesante, si dhe mësime të mrekullueshme të jetës. Sepse do të
argëtoheni, do të shoqëroheni dhe do të keni mundësinë të shpreheni në mënyrë krijuese dhe të përfshiheni
në shumë aktivitete, të cilat më vonë mund t’ju hapin shumë dyer. Dhe më e rëndësishmja,
sepse Rinia HERA nuk është vetëm një grup i të rinjve – Rinia HERA është një familje.”
– Аngela Aleksandrovska, edukatore dhe vullnetare